Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Problemi i jehudëve dhe të krishterëve me myslimanët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan  

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (20) 

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasah-12-2-1435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu Te ala ka thënë:

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّا إِلاَّ أَنْ آمَنَّا بِاللّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلُ وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَاسِقُونَ

Thuaj: “O ithtarët e Librit! – a mos na urreni neve për shkak se besojmë në Allahun dhe atë që na ëshë shpallur, dhe atë që është shpallur më parë, e shumica prej jush jeni mëkatarë?” 5:59

Allahu Xhela ue ala qortoi jehudët dhe të krishterët, të cilët kritikojnë dhe denigrojnë myslimanët dhe Islamin. Allahu i qortoi ata dhe i tha profetit të Tij:

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّ

Thuaj: “O ithtarët e Librit! – a mos na urreni neve për shkak se…”

A po na kritikoni për diçka tjetër:

إِلاَّ أَنْ آمَنَّا بِاللّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلُ

”… vetëm për shkak se ne besojmë në Allahun dhe atë që na ëshë shpallur, dhe atë që është shpallur më parë…”

Ju nuk besoni në gjithçka që ka zbritur Allahu. Ju besoni një pjesë dhe mohoni një pjesë. Ju nuk besoni në Kuran që është libri më i mirë. Sa për ne, ne besojmë në Kuran, Teurat, Ungjill, dhe të gjitha librat e tjera që Allahu ka shpallur. Ne nuk jemi nga ata që besojnë në disa dhe i mohojë të tjerat, ne jemi ndryshe nga ju, të cilët e bëni këtë për shkak të epsheve:

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّا إِلاَّ أَنْ آمَنَّا بِاللّهِ

Thuaj: “O ithtarët e Librit! – a mos na urreni neve për shkak se besojmë në Allahun…”

Do të thotë një besim të vërtetë. Ithtarët e Librit besojnë në Allahun por me një besim të gabuar. Besimi i tyre është me të meta:

وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا

”dhe atë që është shpallur…”

Ky është Kurani:

وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلُ

”… dhe atë që është shpallur më parë…”

Këto janë Teurati dhe Ungjilli:

وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَاسِقُونَ

”e shumica prej jush jeni mëkatarë.”

Si mund të na kritikoni ne për besim dhe nuk kritikoni vetet tuaja për kryeneçësi dhe mosbindje? Kryeneçësia dhe mosbindja këtu i referohen mosbesimit. Ju në vend të kësaj duhet të kritikoni veten për shkak se ju e kundërshtoni Allahun.

Shpërndaje: