Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Programet-Telivizive të cilat shfaqin fallin dhe magjin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

 Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të shikuar programet televizive të cilat transmetojnë fallëgjorë dhe magji për të mësuar. A konsiderohet kjo si të vizituarit e fallxhorëve, e cila është e ndaluar?

Përgjigje: Kjo është e rrezikshme dhe e paligjshme. Nuk është e lejuar që ti të posedosh këto kanale që shkaktojnë këtë sherrë tek fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe tek vetja jote. Nuk lejohet të posedosh kanale të tilla, as nuk është e lejuar që të shikohen këto gjëra. Nëse e bën këtë, ti mëkaton. Ti sprovohesh nga ato dhe ekziston rreziku që nuk jeni në gjendje që ti shmangeni asaj sprove. Kjo është një sprovë. Prandaj, duhet ti përqendrohesh gjendjes së shëndoshë dhe këto gjëra të jenë larg shtëpis tënde. Nëse i shikon ato pa i dënuar, ti bëhesh i njejti sikurse  ata që e praktikojnë magjin/fallin.
 
”Kushdo prej jush që sheh diçka të gabuar duhet ta ndryshojë atë me dorën e tij. Nëse nuk mund ta bëjë atë, ai e bën këtë me gojën e tij. Nëse nuk mund ta bëjë atë, ai e bën këtë me zemër dhe ky është besimi më i dobët ”. Nëse nuk e dënon atë as me zemër, bëhesh si ata që e praktikojnë atë.
 
Allahu (i Lartësuar) ka thënë:
 
Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedën, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (4:140).
 
Cili mosbesim është më i madh  se sa magjia dhe falli? Kjo është një rrezik shumë i madh. E ke obligim të qëndroshë larg nga këto programe-televizive dhe ta pastrosh shtëpinë tuaj prej tyre. Gjithashtu, duhet ti shmangësh tjerët nga këto sipas kapacitetit tuaj.

Shpërndaje: