Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Protestat dhe manifestimet janë shkatërrime në tokë

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Protestat dhe manifestimet a janë prej thirrjes islame, prej përmirësimit të gjendjes dhe tërheqjes së vëmendjes tek tjerët?”

Përgjigje: “Jo, ato janë shkatërrime në tokë dhe nuk kanë të bëjnë fare me mirëqenien dhe mirësinë. Edhe nëse themi që kjo protestë është pa shkatërrime, prapëseprapë ajo do na shpie në mospërkujtimin e Allahut.

Dhe rreziku është që të ndodhin shkatërrime edhe nëse ky nuk ka qenë qëllimi. Grumbullimet e para në formë protestash në Islam, shkaktuan shkatërrime, harame dhe sprovime në ummetin Islam.

Ato shkaktuan vdekjen e Halifes të drejtë, Uthmanit për të cilin Profeti salAllahu alejhi ue selem dëshmoi se do të jetë në Xhenet.”

Shpërndaje: