Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Protestat janë sherr

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Protestat dhe grevat a janë prej Xhihadi?”

Përgjigje: “Jo, kjo është gabim, kjo është gabim. Kjo është një sprovë, kjo gjë është sherr, nuk është korrekte.”

Pyetësi: “Protestat kundër prijëseve të mbajtura nga burrat dhe gratë, a janë një nga llojet e davetit? A konsiderohet shehid ai i cili vdes në to dhe a është ai në rrugë të Allahut?”

Përgjigje: “Këto protestime të mbajtura nga burrat dhe gratë, unë nuk i shoh si zgjidhje të problemit. Përkundrazi, këto shpien në problem, në sherr, ku disa njerëz do trajtohen me padrejtësi dhe disa të tjerë shtypën pa të drejtë.

Metodologjia e cila është në përputhshmëri me sheriatin është që t’i dërgosh shkresë atyre, t’i këshillosh dhe të ftosh për në mirësi.

Kjo është forma e saktë e të vepruarit. Me këtë metodologji vepruan dijetarët dhe sahabët e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe ata që i pasuan ata në mirësi.

Ata pushtetarë dhe prijës të cilët kanë gabuar, duhet të këshillohen me anë të shkrimit dhe me anë të fjalëve. Ata duhet këshilluar fshehurazi e jo të publikohen gabimet e tyre nëpër minbere dhe të thuhet filani ka bërë këtë dhe këtë.”

Shpërndaje: