Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: “O shejkhu ynë! Allahu të shpërbleftë! Unë jam nga Libia. Njerëzit tek ne, ditën e mërkurë apo të enjten, e kanë caktuar si ditë që të dalin në rrugë për të protestuar. Kërkojmë nga ju një këshillë dhe deklarim sa i përket vendimit Islam rreth demonstratave dhe protestave, të cilat po quhen paqësore. Shpresojmë nga Allahu Azze ue xhel-le të na bëjë dobi këshilla juaj! Allahu iu shpërbleftë!”
Përgjigje: “Nuk di ndonjë argument që tregon lejueshmërinë e këtyre protestave. Nuk di ndonjë bazë në fenë tonë që i ligjëson gjërat e tilla. Këto janë gjëra të shpikura nga njerëzit, të cilat myslimanët i kanë marrë nga armiqtë e tyre, prej vendeve perëndimore dhe lindore. Këtu kam për qëllim se ato nuk kanë bazë në fenë Islame.
Dhe unë nuk di ndonjë argument që tregon lejueshmërinë dhe ligjësimin e tyre. Për këtë, myslimanët duhet të pasojnë rrugët e ligjshme që u janë ligjësuar nga Allahu dhe duhet t’i braktisin gjërat të cilat nuk kanë bazë në fe, që rezultojnë në dëme, shkatërrime, vrasje dhe vështirësi.
Sikur mos të kishte pasur dëm tjetër prej këtyre protestave pos vështirësimit të njerëzve në rrugët dhe vend kalimet e tyre, atëherë kjo do të mjaftonte si konstatim për të keqen e tyre. E nuk i lejohet askujt që të ecë përpara nga gjëra të këtilla.”