Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prova se familja e kanë mësuar teuhidin

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Cila është mënyra e duhur për t’ia mësuar familjes sime teuhidin sepse ata nuk duan gjithmonë ta mësojnë atë dhe thonë: “E kemi kuptuar teuhidin”. Si duhet të veproj në këtë rast?

Përgjigje: Duhet t’i pyesësh ata (rreth teuhidit). Nëse nuk përgjigjen, atëherë ua mëson teuhidin atyre. Dhe nëse thonë: “E dimë teuhidin”, përsëri pyeti! Nëse japin përgjigje të saktë, kjo tregon se e kanë mësuar atë, dhe atëherë është në rregull. Por nëse japin përgjigje të gabuar ose nuk dinë të përgjigjen, atëherë kjo është dëshmi se nuk e kanë mësuar atë dhe kanë nevojë për mësim, po.

Shpërndaje: