“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Pse duhet luftuar Havarixhët?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-10-14.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka dijetarë të cilët thonë se Hauarixhët janë kufarë, këtë gjë e argumentojnë me fjalën e profetit salAllahu alejhi ue selem, i cili thotë:

لأقتلنهم قتل عاد

“Do t’i mbys ata siç u mbytën populli i Adit.”

Të tjerë dijetarë thonë se ata nuk janë jobesimtarë, këtë e dëshmojnë me përgjigjën e Aliut radijAllahu anhu, kur ai u pyet nëse ata janë jobesimtarët, e ai iu përgjigj: “Jo, ata kanë ikur nga mosbesimi.”

Cili mendim është mendimi më i sakti?”

Përgjigje: “Është e vërtetë se dijetarët nuk pajtohen në atë se a janë Hauarixhët jobesimtarë apo nuk janë jobesimtarë. Shumica e tyre nuk besojnë se ata janë jobesimtarë, por besojnë se janë të devijuar. Çështje pse Aliu radijAllahu anhu i vrau ata dhe se profeti salAllahu alejhi ue selem më herët kishte urdhëruar që ata të luftohen, nuk është për shkak të mosbesimit të tyre.

Ata që përçajnë myslimanët dhe lejojnë vrasjen e myslimanëve, personat e këtillë duhet të luftohen edhe në qoftë se janë myslimanë, por pse duhet të luftohen kjo nuk do të thotë se ata janë jobesimtarë. Çdo njëri që sulmon myslimanët, i përçanë ata dhe konsideron të lejuar vrasjen e tyre duhet të luftohet edhe nëse ai është mysliman.”


V. p.: Luftimi dhe vrasja e Havarixhëve dhe të tjerëve që meritojnë këtë duhet të bëhet nga organet shtetërore, e jo nga dikush tjetër.

Shpërndaje: