Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pse Islami e ndalon muzikën?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetaua Mu’asirah, fq. 441

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë njoh një njeri i cili e pranoi islamin, dhe më pyeti:

“Pse islami e ka ndaluar muzikën”; pra çfarë duhet t’i them atij?”

Përgjigje: Islami e ka ndaluar muzikën, sepse ajo hyn e mbetet në zemër dhe e largon mendjen nga të kujtuarit Allahun dhe nga përmendja e Tij.

Pra, dije se njeriu është krijuar vetëm për të adhuruar Allahun (azze ue xhel), kështu që kur zemra e tij lidhet me muzikë, ajo e pengon atë nga të përmendurit e Allahut. Për atë shkak, ata të pasionuarit pas muzikës i shihni duke ecur rrugës dhe duke bërë gjeste me duart e tyre, sikur janë duke luajtur instrumente, kjo është për shkak se ajo i ka preokupuar mendjet dhe zemrat e tyre.

Ndërsa islami kërkon nga myslimanët që orientimi i tyre gjithmonë të jetë drejt Allahut (subhanehu ue te ala), sepse aty qëndron mirëqenia, lumturia, dhe kënaqësia e kësaj bote dhe e botës tjetër. Pra tregoja atij këto.

Shpërndaje: