Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
A nuk turpërohesh nga (azze ue xhel) që të flesh gjatë tërë natës dhe nuk ngrihesh për t’i falur namaz Allahut (azze ue xhel) edhe nëse është një pjesë e shkurtër e natës, ndërsa Allahu të ka dhënë mirësi, të ka dhënë shëndet dhe siguri?
Dhe Ai të ka liruar nga punët (natën)? Prandaj, pse nuk e falënderon Allahun (azze ue xhel) për këto begati?
Të shfrytëzosh këto raste të mëdha nga mosha jote. Njeriu nëse nuk përpiqet tani kur është i ri në moshë dhe është aktiv, atëherë ai nuk do të mund ta bëjë këtë në pleqëri dhe kur të sëmuret.
Pra, të rinjtë duhet të nxitojnë për të përfituar nga rinia dhe forca e tyre para që ata të mos jenë më në gjendje ta bëjnë këtë në fund të jetës dhe në pleqëri.
Përfitoni nga rinia juaj para se të arrijë pleqëria. Dhe përfitoni nga shëndeti juaj para se t’iu arrij sëmundja.