Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sher’hul-Hiljeh fq. 314
Përktheu: Besim Gjelaj
www.perlatmuslimane.com
Nëse është një bidatçi që e ka gjuhën e zhdërvjellt dhe ka oratori (magji) në shpejgim, nuk lejohet të prezentojmë tek ai, sepse ai është bidatçi. Përse nuk lejohet?
E para: Sepse kemi frikë nga sherri i tij, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Vërtetë një pjesë e oratorisë është magji” (Buhari). Mund t’i bëj magji mëndjeve tona saqë bijmë në pajtueshmëri me bidatin e tij!
E dyta: Kjo bëhet shkak për promovimin e tij dhe të shtohen njerëzit për rreth tij. E kur tek ai prezenton filani dhe filani nga njerëzit me famë, kjo ndikon që të ngritet pozita e tij më shumë, mashtrohen njerëzit dhe vet ai mashtrohet!
E treta: Paragjykohet për këtë person që prezenton tek ky bidatçi, ndoshta kjo nuk verehet deri vonë, mirëpo njerëzit kur të shohin duke shkuar tek bidatçiu do të akuzojnë edhe nëse nuk e vëren këtë deri vonë. Për këtë është obligim që kërkuesi i dijës të largohet nga shoqërimi me bidatçi!