Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Shumë herë ne lutemi, por nuk na pranohen lutjet tona. Edhe nëse ajo është pranuar, si mund ta di unë se lutja ime është pranuar?”
Përgjigje: “Thotë Allahu i Lartësuar:
وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ
“Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë u përgjigjem juve.” (40:60)
Allahu i Lartësuar, ka premtuar se do të përgjigjet- do të pranojë lutjet. Ai, ose i përgjigjet menjëherë lutjes, ose e vonon përgjigjen për të mirën e besimtarit dhe ia zëvendëson me atë që është më mirë për të, ose ia largon ndonjë të keqe që do ta kishte kapluar.
Mirëpo, lutja mund të mos pranohet për shkaqe që kanë të bëjnë me vetë robin. P.sh.: Ai ose ushqehet me haram – Allahu na ruajt-, fiton pasuri haram apo vishet me haram,- personit të tillë nuk i pranohet lutja.
Apo mund të mos i pranohet lutja, për shkak se ai lutet për diçka që është mëkat, apo për të ndërprerë lidhjet farefisnore. Edhe këtij personi nuk i pranohet lutja.
Pra, duhet pasur parasysh se ka pengesa të ndryshme ,që lutja e robit të mos pranohet.”