Shejkh Abdurr-Razzak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Transmetohet se profeti ﷺ i tha Xhibrilit:
“Pse nuk e kam parë Mikailin duke qeshur asnjëherë?”
Ai u përgjigj: “Ai nuk ka qeshur që kur u krijua zjarri.”
Ky hadith gjendet në Musned (të imam Ahmedit).
Profeti ﷺ i tha Xhibrilit:
“Pse nuk e kam parë Mikailin duke qeshur asnjëherë?”
Mikaili sipas disa dijetarëve është meleku që është përgjegjës për retë dhe reshjet.
Profeti ﷺ tha:
“Pse nuk e kam parë Mikailin duke qeshur asnjëherë?”
Xhibrili tha: “Ai nuk ka qeshur që kur u krijua zjarri.”
Kjo konfirmon se engjëjt qeshin.
Kjo gjithashtu konfirmon frikën për ta – një frikë të madhe.
Kjo gjithashtu tregon se Mikaili u krijua para se të krijohej xhehenemi, ai u krijua para se të krijohej xhehenemi.
Xhibrili tha: “Ai nuk ka qeshur që kur u krijua zjarri.”
Do të thotë nga frika.
Kjo frikë është e dobishme për robin dhe është një pjesë e besimit.
Allahu thotë:
“E kush ju frikësua qëndrimit para Zotit të tij.” En-Naziat, 79:40
Kjo frikë është shumë e rëndësishme në jetën e robit.
Por ai që këmbëngul në mëkate dhe vazhdon në to nuk i intereson për këtë (frikën); përkundrazi mendon për mëshirën e përgjithshme dhe të gjerë të Allahut, kështu që ai vazhdon këmbëngulës në mëkate.
Ai bëhet sikurse ka thënë Ibn Kajimi: “Kokëfortë”.
Kjo nuk konsiderohet: “Të mendosh mirë për Allahun”.