“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Pse puthet guri i zi?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/4182
Përktheu: Valdet Gashi
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa ateistë pretendojnë se në Islam ka mbetje të idhujtarisë siç është puthja e gurit të zi. Si të refuzojmë këtë pretendim të tyre?

Përgjigje: Kjo nuk është idhujtari, këtë gjë e ka ligjësuar Allahu për neve për ndonjë mirësi të madhe! Në këtë gjë ne nuk ngjasojmë asgjë me injorancën dhe as me adhurimet e tyre. Allahu i drejtohet dhe i urdhëron robërit e vet me atë që Ai do. Ai është i Lartësuari dhe larg çdo të mete. Atë që Allahu urdhëron për robërit e Tij, kjo bëhet ligj dhe adhurim në vete, pa i ngjasuar adhurimeve të të lajthiturve.

Në kohën e injorancës ka pasur gjëra të mira që Islami i ka aprovuar dhe njëra nga këto është “Dija”[1], e cila është 100 deve. Gjithashtu, edhe “El-Kasametu”[2] dhe puthja e gurit të zi. Me puthjen e gurit të zi, Allahu madhërohet dhe me këtë veprim kërkohet arritja e kënaqësisë së Tij. Kjo nuk është kërkimi i bereqetit nga guri i zi apo nënshtrim ndaj tij, por kjo është nënshtrim ndaj Allahut nëpërmjet puthjes së gurit të zi, apo nëpërmjet të prekjes së “ruknul-Jemenit” (njëri nga skajet e Qabes). Padyshim se kjo është një sprovë për robërit e Tij, se a i nënshtrohen Allahut apo jo? Prandaj, kur Umeri -radijAllahu anhu- e puthi gurin e zi (pas vdekjes së profetit ﷺ tha: 

“Me të vërtetë, unë e di se ti je vetëm një gurë, -nuk sjell as dëm dhe as dobi! Sikur të mos e kisha parë të dërguarin e Allahut duke të puthur, nuk do të kisha puthur as unë!”

Ashtu siç i kushtonin rëndësi në kohën e injorancës respektimit të mysafirit, kjo gjë u përvetësua edhe nga Islami. Kjo dhe të tjera norma të moralit të cilat i do Allahu dhe profeti ﷺ, porositën në to, ato u bartën dhe u bënë pjesë e fesë edhe pse njerëzit e injorancës i praktikuan ato, por Islami i aprovoi.


[1] Kompensimi për të vrarin.
[2] Betimi për mos-mbytjen e dikujt që është gjetur i vrarë, por që duhet paguar “dije” për të.

Shpërndaje: