Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pse Sofistët janë zemërgjerë, ndërsa Ehlus-Sunneti të ashpër?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Shejkhu ynë! Një herë tek ju patën ardhur disa prej vëllezërve nga Jemeni, ata e përshkruanin veten e tyre se pjesëtarë të një shoqate, se janë nxënës të Shejkh Mukbilit, etj. Ndërsa  vet Shejkh Mukbili ka paralajmëruar shumë kundër tyre.

Shekjhu ka ngritur zërin shumë kundër tyre dhe distancohet prej tyre, e edhe ata flasin shumë keq kundër tij. Dikush prej tyre në një audio-kasetë të regjistruar me titull “Dialog me Mukbil bin Hadin”, thotë: “Ju dhe Muhammed el-Gazali tek unë jeni të njëjtë…” edhe pse ky është nxënës i tij. (vazhdon duke thënë:) “Ju dhe Gazali tek unë jeni të njëjtë: ai e fyen Sunnetin, edhe ju fyeni Sunnetin, në emër të mbrojtjes së tij.” Dhe një tjetër prej nxënësve të tij të mëhershëm më ka thënë mua: “Elhul-Hadithi janë të ngurtë dhe të mangët në adhurim. A nuk po e shihni Shejkh Mukbilin?!”

Gjithashtu, ata rrinë me bidatçitë; nuk e kam për qëllim për ata të cilët dyshohet se a janë bidaçi apo jo, por për ata që adhurojnë varret. Është një sufi tek ne në Hadramaut (kryeqytet i Jemenit) i cili i ka të gjitha të këqijat, si: adhurues i varreve, etj. Ndërsa ata shkojnë dhe mësojnë tek ai. Disa prej tyre thonë: Zemërgjerësia e këtij sofisti është më e mirë sesa zemërgurtësia e Mukbilit.” Ky sofisti- që ata e quajnë zotëri- i dërgon fëmijët e tij tek Sekafi. Më ka treguar mua Ali Hasan Ebul-Harithi se numri i tyre (nxënësve të Sekafit) ka arritur në dyzetë. Një lajm që u ka ardhur atyre sikur rrufe, kur ata kanë parë që të rinjtë po e përqafojnë Sunnetin, i kanë dërguar fëmijët e tyre këtu (tek Sekafi në Jordani). Hizbitë në përgjithësi në vendin tonë e paralajmërojnë rininë që të mos prezantojnë në derset e Shejkh Mukbilit. Në të njëjtën kohë ata rrinë me bidaçi, siç e theksuam më herët, dhe  po ashtu dërgojnë fëmijët e tyre këtu tek Sekafi e tek të tjerët për të mësuar. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këta? Shejkh, ata na kanë lodhur me sjelljet e tyre dhe janë bërë të tepërt.”

Imam Albani: Unë them: Allahu të udhëzoftë ty! Përse po merresh me ta?!

Pyetësi: Ata janë të shumtë …

Imam Albani: O vëlla, ne nuk kemi në dorë asgjë. Përse po merresh me ta? Ata janë të shumtë, janë përhapur anekënd e në çdo vend.

Pyetësi: Ata kanë pasues të shumtë.

Imam Albani: Thotë Allahu:

فَلَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَّفْسَكَ عَلَى آثَارِهِمْ إِن لَّمْ يُؤْمِنُوا بِهَذَا الْحَدِيثِ أَسَفًا

“A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë fjalë?”18:6

Merr mësim dhe shembull nga këshillat e Zotit të botëve ndaj profetit alejhis-salatu uesselam. Edhe pse këtu bëhet fjalë për jobesimtarë, të humbur e idhujtarë. Ndërsa, ata për të cilët po flasim ne, edhe pse janë të humbur, nuk janë jashtë Islamit dhe myslimanëve. Për këtë arsye, unë çuditem kur shoh njerëz të cilët dikur kanë pretenduar se janë prej Selefive e më pas kanë devijuar. Kjo gjë (cilësimi i Sofistëve si tolerantë dhe Ehlul-Hadithit si të vrazhdë) rrjedh nga njëra prej dy arsyeve ose nga të dyja së bashku.

Është e njohur tek sofistët, siç themi ne në Sham për dikë: Është sikurse sofist, as nuk ndalon nga e keqja as nuk urdhëron për të mirë.” Pra, ka gjuhë të ëmbël, nuk ndalon nga e keqja, nuk ka dashuri e as urrejtje për hir të Allahut, përkundër atij që është praktikues i metodologjisë së të parëve tanë të mirë, i cili dashuron dhe urren për hir të Allahut. Ndonjëherë flet me butësi e ndonjëherë me ashpërsi, sepse kjo është metodologjia e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Sofisti nuk e di se çfarë është ashpërsia, ngase nuk i interesojnë gjykimet e sheriatit, por i intereson vetëm përfitimi i zemrave të njerëzve, u intereson që njerëzit t’ua puthin dorën apo që të dy duart. Për këtë shkak, kur ata thonë se Mukbili është i ashpër, ndërsa ai sofisti është i butë dhe i mirë, këtë e thonë për shkak të injorancës që kanë, ose për shkak se nuk i njohin ata (me apo pa dashje) dhe kanë ndonjë përfitim individual nga ta.

Ti the që kanë ardhur tek unë disa prej këtyre nga Jemeni, çka fshihet pas kësaj?

Pyetësi: Ata kanë dashur të paraqiten ndryshe ngaqë janë…

Imam Albani: Çfarë t’u bëjmë atyre?

Pyetësi:  Unë ju drejtova juve, ngase shumë prej vëllezërve në vendim tim ju dëgjojnë juve Shejkh, kur ju të flisni në lidhje me ta, atyre u bëhet e qartë çështja në fjalë.” Një prej dëgjuesve: Unë e kujtoj këtë ngjarje kur ata pyetën në lidhje me futjen e parave në bankë, a ju kujtohet Shejkh? … ata në fillim flisnin për ndarjen në grupacione. Audio-regjistrimi ekziston tek Ebu Lejla.

Ju Shejkh u përgjigjët drejtë kur na këshilluat…

Imam Albani: Mirë, çfarë t’u bëjmë atyre?!

Shpërndaje: