Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pse të dhashë selam?

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muslin el-Abbad el-Bedr 

Burimi: Sherh el-Adab el-Mufrad (133)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

Abdullah bin Salih na tregoi: Muauijah më tregoi, nga Ebu Merjem i cili ka thënë se ai e ka dëgjuar Ebu Hurejren (radijAllahu anhu) duke thënë:

”Ai i cili e takon vëllain e tij mysliman duhet t’i japë selam. Dhe në qoftë i del përpara një pemë apo një mur mes tyre, pas së cilës ai e takon vëllain e tij, ai duhet t’i japë atij selam përsëri.”

Ky është një sunnet që është lënë pas dore nga shumë njerëz, sepse ata janë ose injorant për të ose për shkak se nuk kujdesen lidhur me të. Më kujtohet si djalosh i ri një ditë isha duke ecur së bashku me shejkh Albanin në Medine. Isha duke ecur pranë tij dhe papritmas hasëm me një shtyllë në mes nesh. Pasi e kaluam atë ai u kthye dhe më tha duke buzëqeshur:

السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ

Paqja qoftëmbi ju.”

Unë u përgjigja:

وعليكم السلام

Dhe paqja qoftë mbi ju.”

Ai më pyeti:

”Pse të përshëndeta?”

Unë nuk e dija këtë hadith kështu që unë buzëqesha dhe u përgjigja:

”Është mirë që të japësh selam.”

Pastaj ai ma përmendi hadithin. Shejkhu ishte i pari i cili ma mësoi hadithin. Allahu e mëshiroftë.

Shpërndaje: