Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pse u martua profeti me Hadixhen?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=137185

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Janë shfaqur njerëz të cilët thonë se profeti (salAllahu alejhi ue selem) u martua me Hadixhen (radijAllahu anha) sepse atij i mungonte dashuria e nënës. Çfarë mendoni për atë që thotë kështu?

Përgjigje: Kjo do të thotë se Hadixhja e kishte rolin e nënës së tij? Kështu flet vetëm një njeri që nuk kupton. Ai u martua me Hadixhen me të njejtin qëllim siç veprojnë të gjithë burrat e tjerë, kur ata martohen me gra. Allahu e ka lejuar këtë. Allahu ia ka lejuar martesën burrave. Kjo është rruga e Allahut. Ai nuk u martua me të që ajo t’ia zëvendësojë nënën e tij. Kush e thotë këtë? A nuk do të martohesh në qoftë se nëna jote është e gjallë dhe është me ty? Çfarë të foluri është kjo!?

Shpërndaje: