Shejkh Abdullah Gudejjan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Unë kam një vëlla i cili nuk është mysliman, dhe është konsumues i drogës. Ndonjëherë unë kam nevojë që ai të më ndihmojë mua në rregullimin e prishjeve brenda shtëpisë. A bëj mëkat nëse unë i jap atij para për punën që kryen, kur dihet se ai me ato para mund të blejë drogë? Allahu iu shpërbleftë me të mira! Allahu iu begatoftë!”
Përgjigje: “Thotë Allahu جل و علا:
لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءهُمْ أَوْ أَبْنَاءهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ
“Nuk do të gjesh asnjë popull që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit e që ka miqësi me ata që i kundërvihen Allahut dhe Profetit të Tij, edhe sikur të jenë baballarët e tyre, ose djemtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose të afërmit e tyre.”58:22
Ajo është e obliguar të qëndrojë në distancë me të pasi gjendja e tij është tillë. Ka mundësi që punët e shtëpisë t’i kryejë vetë, apo të kërkojë nga ndonjëri prej mahremëve të saj i cili mund ta kryejë punën siç duhet, apo të kërkojë nga ndonjë grua (që ajo ose burri i saj t’i ndihmojë). Qëllimi është që të qëndrojë larg atij i cili është në atë gjendje, ngase nga ai nuk mund të vijë asgjë përveçse dëm.”