Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Puna si taksist dhe vozitja e grave

Shejkh Abdullah bin Ubejd el-Xhabirij 

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/3549

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Pyetja e pestë të cilën e kanë dërguar vëllezërit tanë nga Gjermania, në të cilën thuhet:

Çfarë është gjykimi për të punuar taksist, duke ditur se disa taksist dërgojnë udhëtarë në vende të ndaluara apo bartin në veturat e tyre edhe femra të cilat nuk janë të veshura siç duhet?”

Përgjigje: “Këtu kemi të bëjmë me dy gjendje:

1 ) Kur vozitësi e din se vendi (ku do ta dërgojë pasagjerin) është i ndaluar. Shembull nga kjo, kur pasagjeri i thotë taksistit: Më dërgo në këtë kafe apo në ndonjë vend tjetër; ndërsa ky e din se ai vend është vend i shthurjes. Në këtë rast, taksistit i ndalohet që t’i marr këta lloj pasagjerësh në veturën e tij.

2 ) Kur ai nuk e din një gjë të tillë. Shembull, nëse pasagjeri i thotë atij: Më dërgo në këtë lagje, apo në këtë treg. Ndërsa ky vend-treg është i përgjithshëm ku nuk është i posaçëm për mëkate. Në këtë rast, nuk ka të keqe insha-Allah. Pa e marrë parasysh, nëse pasagjerët janë duke shkuar në vende të ndaluara apo jo, sepse ti nuk e di këtë dhe nuk je përgjegjës për ta.

Ndërsa kur kemi të bëjmë me gjininë femërore, nëse ato janë myslimane nuk duhet t’i marrësh në veturë, duke i bojkotuar në njëfarë mënyre. E nëse nuk janë myslimane, nuk ka asgjë të keqe nëse është i sigurt se  do të ruhet nga sprovat e mundshme. Unë e këshilloj, që të mos e merr femrën e vetme në veturë. Unë në të vërtetë veturën e quaj: Përzierje (e gjinive të kundërta) në lëvizje. Të qëndruarit larg nga gjendjet e fitneve (sprovave) është obligim për myslimanin.”

Shpërndaje: