Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Punon 20–62 kilometra larg qytetit të tij të banimit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Ebr-al-Hetif Ues-Sejarah (4)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A më lejohet t’i shkurtoj namazet nëse banoj në Aman dhe punoj në Zerka ose në Mafrak?

Përgjigje: Zerka nuk konsiderohet udhëtim.

Pyetje: Po Mafraku?

Përgjigje: Mafraku konsiderohet sipas zakonit.

Pyetje: A ta shkurtoj namazin nëse punoj në një vend ku lejohet shkurtimi i namazit?

Përgjigje: A ke ndërmend të kthehesh?

Pyetësi: Po, do të kthehem në qytetin tim të banimit, Aman.

Përgjigje: Jo.

Pyetje: Pra, të mos e shkurtoj?

Përgjigje: Nuk duhet ta shkurtosh.


Shënim: Mafrak është rreth 61,5 km nga Ammani dhe ka një sipërfaqe prej 14 km. Zerka është rreth 24 km në verilindje të Amanit dhe ka një sipërfaqe prej rreth 60 km².

 

Shpërndaje: