Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Abdul-Aziz bin Abd-Allah Alush-Shejkh
Abdullah el-Gudejan
Salih el-Feuzan
Bakr Ebu Zejd
Burimi: Fetvaja nr. 17054
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë jam infermier në një spital dhe unë kujdesem për repartin e emergjencës. Të premteve unë jam vetëm me mjekun. A jam i detyruar që të fali namazin e xhumasë duke pasur parasysh se vijnë pacientë gjatë tërë kohës në repartin e urgjencës?
Përgjigje: Nëse ti punon në spital dhe ata janë në nevojë për praninë tuaj gjatë namazit të xhumasë, duke pritur raste emergjente, është e lejueshme për ty të qëndrosh në spital. Në këtë mënyrë, ti je i arsyetuar nga namazi i xhumasë dhe në vend të kësaj e fal drekën katër rekate.