Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi për t’u puthur dhe ledhatuar gjatë ditëve në Ramazan? A është mëkat nëse bëhet ky veprim, qoftë edhe nëse nuk ka dalë sperma?
Përgjigje: Njeriu nuk ka bërë mëkat nëse e ka puthur gruan gjatë agjërimit në Ramazan. I njëjti gjykim vlen edhe nëse bashkëshortët bëjnë paraloja e ledhatohen. Mirëpo, e ka obligim të ketë kujdes, që nëse bën veprime të tilla, të jetë i sigurt se mund ta kontrolloj veten e tij, përndryshe i ka të ndaluar ato gjëra.
E nëse e njeh veten se mund të ruhet nga prishja e agjërimit, atëherë nuk ka të keqe nëse i bën ato gjëra. I dërguari i Allahut ﷺ, dihet se ishte njeriu që më së shumti i frikësohej Allahut dhe ishte më i devotshmi nga të gjithë dhe i puthte gratë e tij kur ishte duke agjëruar.