Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pyetje dhe përgjigje me Imam Ahmedin në lidhje me gurëzimin

Imam Ebu Daud Sulejman bin el-Esh’ath es-Sixhistani (v. 275)
Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmed, fq. 304
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kapitulli i gurëzimit

1455 – E kam dëgjuar Imam Ahmedin të thotë:

”Sunneti është që prijësi të fillon me gurëzimin dhe më pas njerëzit e tjerë. Ata duhet të qëndrojnë në rreshta dhe të mos përzihen dhe më pas largohen.” Ka për qëllim që largohet një rresht e më pas vjen rreshti tjetër. Prej Sunnetit në gurëzim është që ai (që po gurëzohet) të pranojë katër herë (se ka bërë marrdhënie të jashtëligjshme).

1456 – E kam dëgjuar Imam Ahmedin që të pyetet për personin që do të gurëzohet, a t’i hapet atij një gropë në tokë?

Ai u përgjigj: ”Shumica e haditheve tregojnë se atij nuk i hapet një gropë në tokë. Gjithashtu është thënë: Se i hapet atij gropë.”

1457 – E kam dëgjuar Imam Ahmedin që të pyetet për personin që do të gurëzohet, nëse ai ia mbath (gjatë gurëzimit), a duhet të lihet?

Ai u përgjigj: Po,”

1458 – E kam dëgjuar Imam Ahmedin që të pyetet për personin i cili po gurëzohet, a gurëzohet derisa të vdesë?

Ai u përgjigj: Po.”

Shpërndaje: