Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qabeja nga ditët e Kurejshëve deri më sot

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (1/338-339)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

126 – Ubejdullah bin Musa na tregoi nga Isra’il, nga Ebu Is’haku, el-Esued, i cili tha: Ibn-uz-Zubejri më tha:

”Aishah shpesh më tregonte sekrete. I thashë: Çfarë të ka treguar në lidhje me Qaben?” Ai tha: ”Ajo më tha: 

”Profeti ﷺ ka thënë:

”O Aisheh! Po të mos ishte se populli yt është kaq afër me kohën e injorancës (të rinj në fe), do ta kisha rrënuar Qaben dhe do ta kisha rindërtuar duke përfshirë brenda saj të gjithë atë pjesë që nuk është futur në të. Do t’i kisha bërë asaj edhe dy dyer, njërën nga lindja dhe tjetrën nga perëndimi, do kështu do ta ndërtoja mbi themelet e vendosura nga Ibrahimi.” Bukhari (1586).

Këtë e bëri Ibn-uz-Zubejri.”

Ky formulim është i shkurtuar. I dërguari ﷺ i tregoi Aishes se ai do ta kishte ndërtuar Qaben sipas themeleve të Ibrahimit (alejhi-selam) po të mos kishin qenë populli i saj të rinj në fe sepse Qabeja nuk është sipas themeleve të Ibrahimit (alejhi-selam). Kjo është sepse kur Kurejshitët dëshiruan ta rinovojnë Qaben, mjetet e tyre u harxhuan dhe ata nuk munden ta përfundojnë rinovimin. Prandaj u detyruan që të përjashtojnë ndonjë nga muret e saj. Pasi që ana e saj jugore përbëhej nga guri i zi dhe nga këndi i Jemenit, qartë se ata përjashtuan anën veriore. Megjithatë kalifët nuk e prekën atë pas pushtimit të Mekës dhe përhapjes së Islamit. Ndoshta nuk e bënë këtë për shkak se ata ishin të zënë me xhihad dhe çështje më të rëndësishme, dhe Allahu e di më së miri.

Pasi që Ibn-uz-Zubejri e kishte marrë pushtetin në Mekë dhe e dëgjoi këtë hadith, ai rrënoi Qaben që ekzistonte në kohën e të dërguarit ﷺ dhe e ri-ndërtoi atë sipas themeleve të Ibrahimitﷺ dhe kërkoi që njerëzit ta dëshmojnë këtë. E ndërtoi atë sipas themeleve të Ibrahimit ﷺ, vendosi dy dyer, një hyrje dhe një dalje dhe përfshiu pjesën më të madhe të Hixhrit, ashtu sikurse dëshiroi i dërguari ﷺ.

Kur Ibn-uz-Zubejri humbi pushtetin në Mekë dhe Abdul-Meliku e mori atë, Abdul-Meliku e urdhëroi atë që ta rindërtoj Qaben ashtu sikurse kishte qenë. Ai e bëri këtë dhe rrënoi ndërtimin e Ibn-uz-Zubejrit. Kur Abdul-Maliku morri vesh në lidhje me hadithin ai tha:

”Sikurse ta kisha ditur atë.”

Do të thotë para se të rrënohej Qabeja. Kjo i përket urtësisë së Allahut se ajo mbeti ashtu si ishte.

Është thënë se er-Rashidi dëshiroi ta rindërtojë Qaben sipas ndërtimit të Ibn-uz-Zubejrit por se imam Maliku e ndaloi atë dhe tha:

”Mos e bëni shtëpinë e Allahut lodër të mbretërve.”

Kjo do të thotë se sa herë që të vjen në pushtet një mbret i ri, ta rindërtojë Qabenë në një mënyrë. Prandaj ata e lanë Qaben. Kjo është mëshirë nga Allahu. Mund të imagjinoj se në qoftë se Qabeja do të ishte sikurse dëshironte i dërguari ﷺ dhe do t’i kishte dy dyer dhe çati, njerëzit e sotëm do të kishin vdekur brenda saj. Njerëzit sot janë të padrejtë dhe nuk kujdesen për të tjerët. Po t’i kishte Qabeja dy dyer njerëzit do të shkaktonin vdekjen e njëri-tjetrit. Nëse po e bëjnë këtë tani, çfarë mendon se do të kishte ndodhur nëse Qabeja kishte qenë ndryshe?

Shpërndaje: