Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/540-541)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:
“Që e thërret atë që është zmbrapsur e larguar (prej besimit). Dhe atë që ka grumbulluar (pasuri) dhe ka depozituar (duke mos dhënë asgjë).” 1
Xhehenemi do të thërrasë bijtë e tij që Allahu i ka krijuar për të dhe ka vendosur që në jetën tokësore të veprojnë sipas veprave të tij. Në ditën e gjykimit, xhehenemi do t’i thërrasë ata me një gjuhë elokuente, pas së cilës do t’i gëlltitin ata në vendin e tubimit ashtu sikurse zogjtë gëlltisin farat. Sepse ata, ashtu siç thotë Allahu -azza ue xhel- në këtë ajet, ata kthyen shpinën dhe u tërhoqën. Kjo do të thotë, ata përgënjeshtruan me zemrat e tyre dhe braktisën veprat me trupat e tyre.
”… Dhe atë që ka grumbulluar (pasuri) dhe ka depozituar (duke mos dhënë asgjë).”
Ata mblodhën pasuri dhe pastaj nuk paguan të drejtën e Allahut në formën e furnizimit dhe zekatit.
Esma bint Ebi Bekr -radijAllahu anha – ka thënë:
“I dërguari i Allahut më tha: “Jep ose ther kurban. Mos e shtrëngo grykën e thesit se të shtrëngon edhe ajo ty. Mos i numëro bamirësitë (që jep), se edhe Allahu t’i numëron ty!” 2
Abdullah bin Ukejmi nuk e kishte zakon të përmbahej nga portofoli i tij dhe thoshte:
“Kam dëgjuar se Allahu ka thënë:”
”… Dhe atë që ka grumbulluar (pasuri) dhe ka depozituar (duke mos dhënë asgjë).”
El-Hasan el-Basri ka thënë:
“O njeri! Ti dëgjon kërcënimet e Allahut, e megjithatë përmbahesh nga dhënia e gjërave të kësaj bote.”
1 Mearixh, 70:17-18
2 Bukhari (1433) dhe Muslimi (1029).