Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi i gruas në shtëpi është cilësi e bukur

Imam Muhamed Emin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua’ul-Bejan (4/335)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (tebarak ue te ala) ka thënë:

وَعِنْدَهُمْ قَاصِرَاتُ الطَّرْفِ عِينٌكَأَنَّهُنَّ بَيْضٌ مَّكْنُونٌ

Dhe me ta do të jenë gra të dëlira me sy të mëdhenj me bukuri e mrekulli që i ndalojnë shikimet e tyre (duke mos dëshiruar askënd veç bashkëshortëve të tyre). (Të brishta, të pastra) si të ishin vezë (të fshehura) të ruajtura mirë.1

Allahu i lavdëroi ato, sepse ato ishin të përmbajtur nga dy këndvështrime:

1 – Ato nuk shikojnë në askë tjetër përveçse në burrat e tyre, ndryshe nga gratë në këtë jetë.

2 – Ato qëndrojnë në tendat e tyre. Ato nuk dalin jashtë tyre sikurse i tha Allahu (te ala) grave të profetit :

وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ

”Qëndroni në shtëpitë tuaja.” 2

Allahu ka thënë:

حُورٌ مَّقْصُورَاتٌ فِي الْخِيَامِ

”Atje do të ketë hyri syzeza nëpër tenda.” 3

Që gruaja të qëndron në shtëpi dhe të mos del jashtë, kjo është prej cilësive të bukura të saj.


1 37:48-49

2 33:33

3 55:72

Shpërndaje: