Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qefinosja e të vdekurit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “Ed-durusul-muhimmeh li’amemmetil-ummeh” fq. 17
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është mirë që burri të qefinoset me tri pëlhura të bardha, duke mos pasur në trup të veshur asnjë rrobë, qoftë këmishë apo ndonjë gjë tjetër, ashtu siç ishte vepruar me të dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem.

Nëse qefinoset me këmishë (i hapet një pëlhurë aq sa futet koka e të vdekurit, pastaj pëlhura lëshohet poshtë trupit nga para dhe prapa trupit të të vdekurit), izar (pëlhura e cila vihet në pjesën e poshtme të trupit nga beli e poshtë) dhe me mbulesë të tërë trupit, nuk ka asgjë të keqe.

Gruaja qefinoset me pesë rroba: mbulesa për tërë trupin, mbulesa për kokën, izari dhe dy fasha (që vihen mbi trupin e saj). Mirëpo, e detyrueshme është që trupi i të vdekurit, qoftë burrë apo grua, të mbulohet me një pëlhurë e cila ia mbulon tërë trupin (këto forma të qefinosjes nuk janë obligative).

Shpërndaje: