Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimet fetare ndaj zbulimeve shkencore

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf Maukif el-Ghazali min es-Sunnah ue Ahliha, fq. 76-77
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Lidhur me zbulimet astronomike perëndimore, nuk duhet të ngutemi e të besojmë se ato janë fakte dhe realitet. Ne duhet të jemi të matur, të konfirmojmë dhe studiojmë. Në këtë mënyrë, çështja do të sqarohet në një nga tre mënyrat e mëposhtme:

1 – Që ajo të jetë në pajtim me atë që thuhet në Kuran dhe sunnet. Këtë duhet pranuar sepse është Islami që e ka sjell atë. Të mohosh atë do të thotë të mohosh diçka që ka sjellë Islami, e cila është jashtëzakonisht e rrezikshme.

2 – Që ajo të jetë në kundërshtim me atë që thuhet në Kuran dhe në sunnet. Kjo refuzohet. Një shembull i kësaj është teoria që thotë se dielli qëndron i palëvizshëm dhe nuk udhëton në orbitën e tij, të cilën Kurani thotë se ai e bënë. Është mosbesim dhe përgënjeshtrim i Kuranit të pranosh në një gjë të tillë.

3 – Që pjesërisht të pajtohet me disa tekste të caktuara dhe refuzohet nga të tjerat, pasi që nuk ka tekste të prera dhe të qarta që e pranojnë ose e refuzojnë atë. Një shembull i kësaj është teoria se toka rrotullohet. Këtu ka hapsirë për ta pranuar dhe refuzuar. Këtu secili mund të kuptojnë dhe të bindet në mënyrën e vet. Në këtë rast nuk lejohet të përdoret terrorizmi idelogjik duke fyer dhe nënçmuar atë që e pranon apo e refuzon.

Shpërndaje: