“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi i gruas në të njëjtën dhomë me të afërmit e burrit të saj

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, fq. 104.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A i lejohet gruas që të qëndroj në të njëjtën dhomë me të afërmit e burrit (kur në dhomë është ndonjë nga mahremët e saj (v.p.)) të saj meshkuj, nëse ajo është e veshur sipas Sunnetit?”

Përgjigje: “I lejohet që të qëndroj në të njëjtën dhomë ku gjendet vëllai e burrit të saj, kushëriri apo dikush tjetër nëse ajo është e mbuluar ashtu siç e kërkon Sheriati i pastër islam, duke mbuluar fytyrën[1], flokët dhe pjesët e tjera të trupit, sepse ajo është auret dhe sprovë. Gjithashtu, në ndeja të tilla nuk duhet të ketë asgjë nga gjërat e dyshimta[2] apo që gruaja të veçohet me atë që e ka të ndaluar.”

________________________________________

[1] Tek dijetarët që e konsiderojnë mbulimin e fytyrës obligim.
[2] Siç janë tubimet në të cilat ka muzikë dhe gjërat të tjera të kota.

Shpërndaje: