Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi i imam Ahmedit ndaj pushtetarëve

Shejkh Felah Ibn Ismail Ibn Ahmed El-Mundekar

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Na kanë mësuar që nga fëmijëria të fyejmë pushtetarët: ”Pushtetarët na plaçkitën.” Çka plaçkitën, pasurinë e babait tënd apo të nënës tënde?

Kështu i mësonin fëmijët në shkolla.

Ata thonë: ”Pushtetarët na plaçkitën! Na bënë zullum, pallatet në të cilat jetojnë, janë nga paratë tona”, Allahu Ekber. A është ky këshillues i sinqertë? Pasha Allahun, ky nuk është këshillues, o vëllezërit e mi.

Shikojeni Imam Ahmedin! Pushtetarët i bënë zullum, pushtetarët e burgosën, pushtetarët e fshikulluan me kamxhik çdo ditë, e fshikullonin derisa i binte të fikët. Ku e bënin këtë? Ata e bënë këtë në treg, para të gjithë njerëzve. Imam Ahmedi, imami i Ehl-us-Sunnetit në kohën e tij. Çdo ditë ai fshikullohej, goditej! Ahmed Ibn Hanbeli.

Disa vëllezër të rinj entuziast ndaj sunnetit, e vizituan atë në burg dhe i thanë: ”Oh Ahmed, ne kemi një plan. Çfarë plani?

Që ta vrasim sunduesin; ne do ta heqim qafe sunduesin zullumqar. Ne kemi një plan, i cili do të funksionojë 100%, na duhet nga ti vetëm miratimi dhe fetvaja jote.

Tani imagjinoni, sikurse të ishte një nga ne në burg. I burgosur, i rrahur, i fshikulluar, i ndëshkuar, i ofenduar, i fyer. Dhe njerëzit të vijnë duke thënë: There atë, çfarë do të thoni?

Studenti: ”Në emër të Allahut.”

Betohem në Allahun, o vëllezër, çfarë tha Ahmedi kur e dëgjoi këtë? Ai u befasua. Ai tha: ”Kini frikë Allahun!” Ai e përsëriti këtë ashpër dhe i ndaloi ata.”

Por sunduesi të konsideron kafir, o Ahmed! Ti sipas tij je kafir! Nëse dikush vjen dhe më bën tekfir mua. Ai dhe babai i tij janë kufarë, po edhe babai i tij. Edhe babai i tij? Edhe babai i tij sepse ai më bëri tekfir. Ne do të bënim tekfir mbi të dhe mbi tërë familjen e tij. Ai më ka bërë zullum. Unë do t’i bëjë zullum atij dhe tërë familjes së tij nëse mundem.

Pasha Allahun, Ahmedi nuk e bëri këtë; o shejkh. Ai tha: ”Kini frikë Allahun, sikurse do ta dija që e kam një lutje të pranuar (tek Allahu); unë do ta bëja atë për pushtetarin.”

Nuk meriton të adhurohet askush pos Allahut. Shikoni çiltërsinë dhe sinqeritetin që ai kishte ndaj pushtetarëve, atyre që i bënin zullum atij.

Shpërndaje: