Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Burimi: http://www.al-nasiha.net/voices.php?action=show&id=9
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si duhet të jetë qëndrimi i muslimanit ndaj organizatës Al-Kaida dhe metodologjisë së saj?
Përgjigje: Për çfarë al-Kaida po pyet?
Pyetje: Organizata al-Kaida e udhëhequr nga Usamah bin Laden.
Përgjigje: Nuk ka dyshim se nuk ka kurrfarë mirësie në këtë organizatë. Ajo nuk udhëhiqet për hir të së mirës dhe suksesit. Ajo ka përçarë muslimanët. Kundërshtuesit dhe grupet luftuese janë ndër arsyet prapa sprovave dhe të keqes, dhe ata janë shkak i përçarjes dhe guximit për të derdhë gjak.
Kjo organizatë… A është formuar për të luftuar kundër jomuslimanëve dhe për ti dëbuar ata nga vendet islame, dhe t’u kthehet vendeve që bien nën vendet joislame për të përhapur fenë tek ta? Apo është se kjo el-Kaida nxitë popujt që të rebelohen kundër pushtetarëve të tyre në mënyrë që gjaku të derdhet, të drejtat të abuzohen, institucionet të shkatërrohen dhe frika të përhapet? E lusim Allahun që Ai ti udhëzoj të gjithë.