Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu të bekoftë! Ne jemi nga Britania dhe po shohim një sprovë të madhe e cila është përhapur, dhe burimi i saj janë problemet që filluan mes dy shujukhëve (shejkh Rabisë dhe shejkh Muhamed bin Hadit), dhe po shohim se muslimanët janë ndarë në dy grupe, njëra palë është me njërin shejkh dhe pala tjetër me shejkhun tjetër.
Përgjigje: Kjo nuk është e veçantë vetëm për Londrën, kjo gjendet madje edhe tek ne, përçarjet dhe ndarjet, secili grup e godet tjetrin. Kjo është sprovë. E lusim Allahun që t’i shpëtojë muslimanët prej saj!
Është obligim për nxënësit e dijes të këshillohen, të pajtohen, të ndihmohen mes vete dhe të bashkëpunojnë në mirësi, kjo sprovë është nga shejtani dhe prej ndihmësve të shejtanit.
Ka thirrës që thërrasin në devijim, ngatërrestarë të futur dhe nxisin rininë në këto gjëra, derisa të ndodhë kjo që ka ndodhur apo edhe më keq se kaq.
Është obligim për nxënësit e dijes që të këshillohen mes vete, të ndihmohen mes vete, të pajtohen nëse ndodhin midis tyre keqkuptime.