Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (158)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Dhe padrejtësia e pestë, për të cilën shpresoj që të jetë e fundit. Ne e shikojmë se disa të rinj e kanë bërë si qëllim të veteve të tyre dëgjimin e këtyre enashideve dhe nuk i japin rëndësi dëgjimit të Kuranit, haditheve, programet e radios fetare, këshillave, fikhut dhe të ngjashme.
Kjo është fatkeqësi dhe errësirë mbi errësirë.
Për këtë arsye, obligohet çdo i ri mysliman që të dijë dhe të pasojë se çdo gjë e mirë është në pasim dhe se çdo e keqe është në bidate, pasi që sahabët nuk i dinin këto gjëra, kështu që as ne nuk duhet të merremi më to (enashidet/ilahitë) edhe pse disa njerëz mendojnë sipas pretendimeve të tyre se në to ka diçka të mirë.”