Imam Muhammed bin Muflih el-Makdisi (v. 763)
Burimi: el-Adab esh-Shar´ijjeh (3/388)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ibn Akil ka thënë në ”el-Funun”:
”Një studiues shprehi mendimet e tij kur ai tha: ”Unë nuk e di çfarë të them lidhur me ata që shtiren që nuk pranohen as nga Kurani as nga intelekti. Ata i shohin të pa vlera shumicën e gjërave të lejuara dhe i lavdërojnë ata që abstenojnë ato duke përfshirë edhe familjen dhe martesën. Pika e intelektit dhe e Kuranit është se intelekti duhet të ketë të drejtën e tij për të menduar, medituar, të argumentojë, hulumtojë, të këmbëngul, të përgatitet për pasojat dhe të merr masat më të mira të sigurisë. Është e njohur gjerësisht se ai ka thënë:
”Ai që ka një fëmijë duhet të sillet me të si një fëmijë.” 1
“Profeti ﷺ e kishte zakon të hidhej rreth dhe të bënte shaka me Hasanin dhe Husejnin, garonte në vrapim Aishen dhe ngazëllonte gratë e tij. ”
Pastaj ai tha:
”Kur i mençuri është me gruan e tij ose me robëreshën e tij, ai e lerë intelektin e tij në qosh. Ai duhet të flirtoj me të, të bëjë shaka me të dhe të luaj me të, pjesërisht për t’ia dhënë asaj të drejtat e saj dhe pjesërisht për ti’a dhënë intelektit të tij të drejtën e tij.
Nëse ai është i vetëm me fëmijët e tij, ai shndërrohet në fëmijë dhe kujdeset që të mos jetë serioz gjatë kohës.”
1 ”Hadithi është përmendur në” Kanz-ul-Ummal ”(5413), ku përmendet se hadithi është nga Muauijeh. Hadith i atribuohet Ibn Asakirit dhe çdo gjë vetëm Ibn Asakiri transmeton i vetëm janë transmetime të dobëta. ”