“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi ndaj bidatçive injorantë

Shejkh Abdul-Aziz bin Jahja el-Bura’i 

Burimi: http://www.olamayemen.net/Default_ar.aspx?ID=7041   

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Thënia: “Njerëzit e rëndomtë të Ehlus-Sunnetit janë Ehlus-Sunneh dhe njerëzit e rëndomtë të Hizbive janë Hiizbi. Ata duhet të trajtohen njëjtë sikurse ata të cilët i pasojnë”, a është e vërtetë?”

Përgjigje: “Kjo është e njohur. Njerëzit e rëndomtë të Ehlus-Sunnetit janë Ehlu-Sunneh. Njerëzit e rëndomtë të Shiitëve janë Shiitë. Njerëzit e rëndomtë të Sufive janë Sufi. Njerëzit e rëndomtë të jahudive janë jehudi. Njerëzit e rëndomtë të krishterëve janë të krishterë. Njerëzit e rëndomtë të mexhusëve janë mexhusë. Njerëzit e rëndomtë prej paganëve janë paganë.

Të gjithë mbështetësit janë të lidhur me ata që i pasojnë. Ndërsa, në Ditën e Gjykimit nuk ka asnjë dobi nga të hequrit dorë prej tyre:

إِذْ تَبَرَّأَ الَّذِينَ اتُّبِعُواْ مِنَ الَّذِينَ اتَّبَعُواْ وَرَأَوُاْ الْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ الأَسْبَابُ

“Ah, sikur ta shihnin çastin kur të adhuruarit do t’i braktisin adhuruesit e tyre, kur të gjithë do të shohin dënimin e midis tyre do të këputet çdo lidhje.” 2:167

Allahu ju begatoftë!

Njerëzit e rëndomtë nuk i trajtojmë sikurse Hizbitë, ngase çështja duhet detajuar. Ka njerëz të rëndomtë të cilët janë ndikuar nga Hizbitë dhe i duan ata, madje e duan edhe Ehlus-Sunnetin. Këta janë injorantë me të cilët duhet të jemi të durueshëm. Ata nuk duhet të konsiderohen si Hizbitë e tjerë.

Mirëpo, ka njerëz të rëndomtë të cilët janë të fundosur në Hizbillëk dhe të cilët kanë fanatizëm për Hizbillëk, pavarësisht se ata janë injorantë. Madje një njeri nga injorantët prej “Vëllezërve Myslimanë” ka thënë: “Edhe nëse na kishin urdhëruar që t’i nxirrnim gratë tona jashtë lakuriq, ne do ta kishim bërë këtë.” Njerëz si ky, edhe në qoftë se është prej të rëndomtëve, duhet të trajtohen sikurse Hizbitë. Ky njeri në vete përmban shumë të këqija.

Lidhur me njeriun e rëndomtë i cili është ndikuar nga Hizbitë dhe të cilit ata ndoshta i vijnë si mysafirë, ose shkon në ndonjë nga ligjëratat e tyre, por që ai e do Ehlus-Sunnetit, me këtë duhet bërë durim. Ai nuk duhet të trajtohet si Hizbitë të cilët janë brumosur.”

Shpërndaje: