Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi ndaj fantikëve të Haxhurit

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: http://www.olamayemen.net/default_ar.aspx?id=8699

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj fanatikëve të El-Haxhurit?

Përgjigje: Qëndro larg nga fanatikët e Haxhurit. Qëndrimi ndaj tyre është i vështirë dhe i mundimshëm. Ata nuk kënaqen me ty deri sa ti fyesh dijetarët e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe të paralajmërosh ndaj tyre dhe të thuash se ata janë të devijuar, mëkatar dhe Hizbijun. Vetëm atëherë ata do kënaqen me ty. Nëse ti do të thuash se një individ i veçantë është bidatçi dhe i devijuar ndryshe nga një tjetër, ata të lënë deri sa ti të mos bën tebdi mbi atë që ata bëjnë tebdi. Nuk ka rëndësi nëse personi është i vogël apo i madh. Ata do të ndjekin ty kudo dhe do të marrin në pyetje në lidhje me atë se çfarë ti mendon për individë të ndryshëm. Kjo është një padrejtësi e qartë. Nuk ka asnjë mëshirë, dhembshuri, respekt për dijetarët dhe të moshuarit, mëshirë apo mirësi ndaj njerëzve.

Allahu i ka testuar me këtë dhunë dhe me këtë vrazhdësi. Allahu (Subhanehu ue Te ala) bën atë që Ai dëshiron. Ju e dini se si është daveti i dijetarëve. Ai është i bazuar në dije. Ata nuk i thërrasin njerëzit që ti ndjekin ata verbërisht. [zëri i paqartë]. Ai është e bazuar në dije dhe në citate nga Allahu dhe i dërguari (salAllahu alejhi ue selem). Të gjithë do të qëndrojmë para Allahut dhe është Allahu që do të na vë neve në gjyq dhe jo njerëzit.

E këshilloj pyetësin që ti shmanget atyre plotësisht. Sepse në qoftë se ai përzihet me ta, ata do ta lodhin atë. Dhe në qoftë se ai pajtohet me ta lidhur me një gjë, ata nuk do të kënaqen me të derisa ai të pajtohet me ta në çdo gjë.

 

Shpërndaje: