Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan
Ligjërata: Sherhu Igathatil Lehfan (28)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah.%20%2029%20-%205%20-%201435.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë pyetësi: Nëna ime më bënte padrejtësi dhe për këtë shkak unë u largova prej saj për kohë të caktuar…
Shejkhu: Çfarë?
Pyetësi: Nëna ime më bënte padrejtësi dhe për këtë shkak unë u largova prej saj për kohë të caktuar. A obligohem unë që tani ta vizitoj atë ? Duke e pasur parasysh se unë nuk e di a ka ndryshuar ajo apo jo.
Përgjigje: Duhet që patjetër ta vizitosh atë, të jesh i përkështuar ndaj saj dhe t’i kërkosh falje. Ti ke të drejta ndaj saj, pas të drejtave ndaj Allahut të Lartësuar.
أن اشكر لي ولوالديك
”Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve të tu!”
Ti duhet të pajtohesh me të, t’i kërkosh falje asaj dhe të jesh i përkushtuar ndaj saj edhe nëse ajo të ka rrahur, ndoshta ti ke qenë gabim dhe ajo të ka rrahur për të të edukuar dhe për të mirën tënde. Po!