“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi ndaj Selefeijut që e braktis Selefizmin

Alameh Muhamed bin Hadi el-Medkhali 
Burimi: http://ar.miraath.net/audio/8881
Data e fetvas: 24/8-1435 ose 22/6-2014
Përkthe: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sufjan eth-Theuri -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: ”Ai që e do vëllain e vet, i cili pastaj vepron një risi në Islam, por nuk fillon që ta urrejë për hir të Allahut për shkak të risisë, kurrë nuk e ka dashur atë për hir të Allahut.”

Së pari, unë e dua personin për hir të Allahut. Me kalimin e kohës ai ndryshon. Nëse e ke dashur atë për hir të Allahut nga fillimi, ti tani duhet ta urresh atë për hir të Allahut. Por në qoftë se unë nuk e urrej atë për hir të Allahut për shkak të risisë që ai e ka shpikur, unë kurrë nuk e kam dashur atë për hir të Allahut. Kjo dashuri ishte pra e bazuar vetëm mbi epsh. Nëse do për hir të Allahut edhe urren për hir të Allahut, atëherë ti mund ta duash një person sot dhe ta urresh atë nesër. Dëshmi për këtë janë fjalët e të dërguarit të Allahut ﷺ që transmetohen nga Tirmidhiu dhe hadithi është i mirë:

”Duaje të dashurin tënd me masë, sepse ndoshta e urren atë një ditë. Urreje të urryerin tënd me masë, sepse ndoshta një ditë do ta duash atë.”

Ndoshta idhujtari konvertohet në Islam në mënyrë që ai pastaj të duhet. Ndoshta myslimani del nga feja dhe të bëhet armik. E njëjta gjë vlen edhe për një Selefi. Ndoshta ai ndryshon me të gjitha këto ndryshime. A duhet justifikuar atë për shkak se ai ka qenë në Selefizëm që një kohë? Çfarë fjalë boshe. Kjo është idiotizëm.

Shpërndaje: