Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://ar.miraath.net/audio/8881
Data e fetvas: 24/8-1435 ose 22/6-2014-06-22
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Sufjan eth-Theuri (rahimehullah) ka thënë:
”Ai që e do vëllanë e vet i cili pastaj shpik një bidat në Islam dhe nuk fillon ta urrejë atë për shkak të bidatit për hir të Allahut, ai kurrë nuk e ka dashur atë për hir të Allahut.”
Së pari, unë e dua personin për hir të Allahut. Me kalimin e kohës ai ndryshon.Nëse e ke dashur atë për hir të Allahut nga fillimi, ti tani duhet ta urreshë atë për hir të Allahut. Por në qoftë se unë nuk e urrej atë për hir të Allahut për shkak të bidatit që ai e ka shpikur, unë kurrë nuk e kam dashur atë për hir të Allahut. Kjo dashuri ishte pra vetëm dashuri e bazuar mbi epsh. Nëse don për hir të Allahut e urren për hir të Allahut. Ti mund ta duash një person sot dhe ta urresh atë nesër. Dëshmi për këtë janë fjalët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem të cilat transmetohen nga Tirmidhiu dhe hadithi është i mirë:
”Duaje të dashurin tuaj në një masë. Ndoshta një ditë e urrenë atë. Urreje atë që e urren në një masë. Ndoshta një ditë do ta duash atë.”
Ndoshta pagani konverton në Islam në mënyrë që ai bëhet i dashur. Ndoshta myslimanët e braktisin fenë dhe të bëhen armik. E njëjta gjë vlen edhe për një Selefi. Ndoshta ai ndryshon me të gjitha këto ndryshime. A duhet justifikuar atë sepse ai ka qenë me Selefitë një kohë? Çfarë thënie e kotë. Kjo është mendjelehtësi.