Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (57 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Unë distancohem nga myslimani që jeton në mesin e mushrikëve.”
Sot ka me qindra mijëra myslimanë të cilët jetojnë në mesin e mushrikëve. Ndërsa, njerëz të mirë kanë shkuar atje dhe kanë ndërtuar shkolla islame që së pari t’i mësojnë myslimanët, e më pas për të thirrur në islam. A është e lejueshme për mësuesin që të jetojë atje për t’i mësuar njerëzit apo për të thirrur në islam? Dhe a i lejohet ta pranojë këtë e të jetojë në mesin e mushrikëve?”
Përgjigje: “Nuk ka dyshim se është e dëmshme jetesa në mesin e mushrikëve. Njeriu e shtyn veten e tij në sprova dhe sherr. Por në qoftë se kjo sprovë apo ky sherr shpie në një diçka që hajrin e ka edhe më të madh, si p.sh. të shkosh në ato vende dhe të thërrasësh njerëzit në fenë e Allahut ose t’i mësosh myslimanët besimin (akiden) e vërtetë, kjo është e lejuar. Në këtë rast dobia është më e madhe se sa dëmi i mundshëm.
Përveç kësaj, hadithi mund të kuptohet edhe ndryshe, duke pasur për qëllim, atë i cili nuk është në gjendje të praktikojë fenë e tij ndryshe nga personi i cili mund ta praktikojë fenë e tij. Megjithatë, është më mirë për të kuptuar hadithin në formën e përgjithshme. Kështu që është e lejueshme jetesa në ato vende, nëse është më e dobishme për islamin dhe myslimanët një gjë e tillë.”