Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi ynë ndaj masakrave mbi myslimanët në Burma

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ne dëshirojmë të na japësh disa fjalë udhëzuese në lidhje me masakrën e budistëve mbi vëllezërit tanë myslimanë në Burma, e cila po ndodh ditëve të sotme. Kjo është një masakër dhe spastrim etnik që ka vazhduar për dhjetëra vite radhazi, por edhe shtypi botëror po hesht rreth saj.”

Përgjigje: “Kjo nuk i përfshin vetëm burmanezët. Tani për tani po zhvillohet agresion kundër Islamit në shumë vende myslimane. Shtetet kufare po sundojnë mbi myslimanët. Ata nuk duan që myslimanët të kenë ndonjë shtet. Ata nuk duan që Islami të ekzistojë. Në këtë drejtim, ata e japin tërë mundin që kanë. Ju e dini se çfarë po bëjnë me myslimanët tani, veprimet e tyre i quajnë “demokraci”. Ata po na furnizojnë me ideologjitë dhe sundimin e tyre të kufrit.

Ata na detyrojnë që të gjykojmë me ligjet e kufrit, duke i quajtur ato “demokraci” dhe“sekularizëm”. Allahu Subhanehu ue Te’ala do ta përmbush dritën e Tij dhe refuzon çdo gjë tjetër. Prandaj, ne e kemi obligim t’i lutemi Allahut shumë dhe me zell për vëllezërit tanë myslimanë kudo që janë, që Allahu t’u ndihmojë atyre dhe t’i shpëtojë nga armiqtë e tyre. Ne jemi të detyruar të bëjmë dua. Kjo është e gjitha që mundemi. Kushdo që mund të bëjë më shumë se kjo, le ta bëjë atë që mundet.”

Shpërndaje: