Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)
Burimi: https://olamayemen.al3ilm.com
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne jemi duke vuajtur nga pasuesit e el-Haxhurit pasi që ata studentët e rinj po i mashtrojnë. A e rekomandoni librin “El-Bejan el-Fauri” që është shkruajtur nga Shejkh Arafat el-Muhammed të cilit Shejkh Ubejdi ia ka shkruar parathënien?
Përgjigje: Po, unë e rekomandojë atë. Libri është i mirë.
Gjithashtu, unë këshilloj që të qëndroni larg nga Haxhurijunët. Qëndroni larg prej tyre. Mos debatoni me ta. Mos polemizoni me ata. Ata përfaqësojnë kaosin dhe mashtrimin. Ata përfshihen nga hadithi i të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) të cilin Shejkh Mukbili shpesh ia rekomandonte studentëve të tij për ta mësuar përmendësh kur ai udhëtonte për të bërë davet, d.m.th. hadithi i Ebu Umamehs (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nuk kanë lajthitur ndonjë popull pasi që ishin të udhëzuar, veçse u bënë polemizues.”
Pastaj lexoi ajetin:
مَا ضَرَبُوهُ لَكَ إِلَّا جَدَلًابَلْ هُمْ قَوْمٌ خَصِمُونَ
“Ata ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se janë polemizues.” 43:58
Transmetuar nga et-Tirmidhi në “el-Xhami” dhe zinxhiri i hadithit është autentik.
Ashtu si në këtë hadith ata devijuan pasi ishin të udhëzuar. Ata u ndryshuan nga thirrja në Sunnet tek thirrja në sprova, debate, kaos, mosmarrëveshje dhe mashtrime.
Prandaj qëndroni larg tyre dhe paralajmëroni të tjerët që të qëndrojnë larg tyre. Të mirët që Allahu i udhëzon e pasojnë Kuranin dhe Sunnetin dhe ecin në rrugën e dijetarëve që pasojnë Kuranin dhe Sunnetin. Qëndroni larg nga rruga e Ebul-Hasan el-Misrit, nga rruga e el-Haxhurit dhe ata që ecin rrugës së tyre në mesin e atyre që i përmbahen organizatave dhe partive.