Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi
Burimi:http://olamayemen.com/Dars-14107
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ti vetëm krijon probleme për veten tënde kur ti je me Pasuesit e Bidateve. Është e mirë që ata të jenë larg nga ne dhe që ne të jemi larg prej tyre. Ti kurrë nuk mund të jesh i sigurt me një Hizbi. Ata janë konfuz. Ata janë të paditur dhe të verbër. Ata nuk janë të sinqertë dhe të devotshëm. Ata kanë mendime të dobëta dhe mendime devijuese. Ata posedojnë bidatet e Hauarixhëve. Vërtetë ata kanë shumë gabime. Është e papërshtatshme që ti të humbësh kohën tuaj para tij.
Prandaj ata nuk janë kompentent për ti dëgjuar. Ata nuk kanë dituri. Ata nuk janë të udhëzuar. Atyre iu mungonë të kuptuarit. Atyre iu mungon saktësia. Dhe në qoftë se ndonjë prej tyre kanë dituri ai vetëm se pështjell diturinë. Ne nuk kemi nevojë për ta. Allahu na ka dhënë dijen në Kuran dhe në Sunnet. Atë që unë them në lidhje me një Hizbi e them edhe lidhur me librat dhe kasetat e tij. Ti nuk ke nevojë për librin e tij apo kasetën e tij. Kjo do të thotë që ju duhet të qëndroni larg nga Pasuesit e Bidateve edhe pse ata japin audio kaseta falas me mbështjellëse të bukura dhe tituj emocional: Ligjëratë nga Dr. filani dhe filani. Mos i merr ato. Mos i merr ato përderisa ato janë të një Hizbiu.
Shembullë i kësaj është kaseta”Xhalsah alar-Rasif” e Selman el-Audes. Sa shumë gabime kanë gjetur në të! Megjithatë ajo është një kasetë që quhet ulja në trotuar, që do të thotë ulja në nxitim.
E njëjta gjë vlen për kasetën eIbrahim ad-Duvejshit ”Bahr-ul-Hub”. Në të ai flet për bashkëshortët, marrëdhëniet e tyre, si gruaja duhet ta vlerësojë dhe ta respektojnë burrin e saj dhe kështu me radhë. Sa shumë gabime i kanë gjetur në këtë kasetë! A iu kujtohet dikush që e ka refuzuar atë? Shejkh Ubejd el-Xhabiri? Allahu e shpërbleftë atë me shumë të mira.
Edhe në qoftë se kaseta është në lidhje me bashkëshortët, ti nuk duhet të thuash se ai është me dijetarët dhe se ai nuk i refuzon dijetarët, udhëheqësit ose nuk i nxitë njerëzit. Sepse një person i cili është sprovuar me bidate dhe hizbizëm mund të fsheh gjitha ato kur është e nevojshme.
Sa gabime janë në hutben e Aid el-Karnit! Ato janë mbledhur në një libër të quajtur ”El-Misk uel-‘Anbar Fi Khutab-il-Minber”. Sa shumë gabime i kanë gjetur në to! Kjo do të thotë se ata janë të pavlerë. Aid El-Karni e ka një kaset ku ai i lavdëron të krishterët. Ai shkoi në Britani të Madhe për ti mjekuar gjunjët dhe u dha pas tyre.
Prandaj ju nuk keni nevojë për asnjë libër apo audio kaseta të Hizbive.