“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndron 4 ditë në vendin e punës

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (31 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Një burrë udhëton për në vendin e tij të punës që është jashtë qytetit. Ai qëndron 4 ditë në javë atje dhe më pas kthehet në shtëpi dhe qëndron pjesën e mbetur të javës (3 ditë). Ku konsiderohet udhëtar, në vendin e punës së tij apo aty ku banon?

Shejkhu: A është ai udhëtar kur të kthehet në shtëpi duke pasur parasysh se do të kthehet përsëri në vendin ku punon? A e ka punën të përkufizuar në kohë apo jo?

Pyetësi: P.sh. deri në fund të vitit apo për 1 vit.

Shejkhu: D.m.th. pas një viti kthehet në vendin e tij.

Pyetësi: Pas një viti kthehet në vendin e tij.

Shejkhu: Ky konsiderohet udhëtar.

Pyetësi: Por ai qëndron 4 ditë në vendin ku punon.

Shejkhu: Ky konsiderohet udhëtar. Një person punon mësimdhënës në një fshat ku qëndron shumicën e javës dhe në fund të saj kthehet tek familja e tij. Ky konsiderohet udhëtar. Megjithatë, ai e ka obligim që të falë namazet me xhemat.

Pyetësi: Por nëse kthehet në vendin e tij, a konsiderohet udhëtar?

Shejkhu: Jo.

Pyetësi: Sepse ai do të kthehet (në vendin ku punon).

Shejkhu: (Zëri i paqartë). Ai kthehet në vendbanimin e tij dhe aty përfundon udhëtimi.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram