Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ittihafut-Tulab, fq. 118-119
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një nga shkaqet e marrëzirave tek femra, është kur ajo flet me përkëdheli me një nga meshkujt e huaj, të qeshet me të e të bëj shaka. Veprime si ky, bën që mashkulli të shpresoj në të. Thotë Allahu (subhanehu ue te ala):
يَا نِسَاءَ النَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِنَ النِّسَاءِ ۚ إِنِ اتَّقَيْتُنَّ فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلًا مَعْرُوفًا
“O gratë e profetit! Ju, nuk jeni si gratë tjera. Nëse i druani Allahut, mos flisni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmurje (qëllim të keq), por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” 33:32
Kjo do të thotë se fjalimi i saj nuk duhet të jetë përkëdhelës, i butë, me flirte ose me qeshje. Ajo duhet të flas në mënyrë të drejtë, pa u shtrembëruar, flet aq sa duhet dhe jo në ndonjë formë që e bën mashkullin e huaj për të që të shpresoj se do të arrijnë deri te ndonjë pikë tjetër.