Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (18/281-282)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në disa vende i detyrojnë njerëzit të paguajnë zekatul-fitr në të holla. Cili është vendimi mbi këtë?
Përgjigje: Ajo që më duket mua është se ai i cili është i detyruar të paguajë zekatul-fitrin në të holla duhet t’ua paguaj atë atyre dhe të mos kundërshtojë pushtetarët. Megjithatë, ai fshehurazi duhet të paguajë atë me të cilën profeti ﷺ e ka detyruar. Pra ai duhet të paguajë një sa’a ushqim. Kur qeveria detyron njerëzit të paguajnë të holla për zekatul-fitr ata i detyrojnë ata me diçka që as Allahu e as i dërguari i Tij ﷺ nuk e kanë ligjësuar. Prandaj është e detyrueshme për ty që të kompensosh atë që e konsideron të jetë e detyrueshëm. Paguajë ushqim dhe të holla siç je urdhëruar dhe mos e kundërshto pushtetarin.