Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab El-Lika El-Maftuh (5 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një udhëtar nga Unejzeh ka shkurtuar namazin gjatë kthimit në shtëpi midis El-Beda’i dhe Unejzeh1. A është i vlefshëm shkurtimi i tij i namazit?
Përgjigje: Gjatë kthimit për në shtëpi, udhëtarit i lejohet të shkurtojë namazin derisa të hyjë në qytetin e tij. Ai duhet ta shkurtojë namazin qoftë edhe dhjetë metra larg vendbanimit të tij. Po ashtu i lejohet të fillojë të shkurtojë namazin sapo të dalë dhjetë metra jashtë vendbanimit të tij.
1Gjatësia mes El-Beda’i dhe Unejzeh është 20 km.