Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zilja muzikore gjatë namazit

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (58)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Ndonjëherë mund të ndodhë që një zile muzikore e telefonit të bjerë gjatë namazit pas së cilës një person ngrihet dhe qorton personin që i ra zilja. A është kjo e ligjësuar?

Shejkhu: Cila? Zilja apo qortimi?

Pyetësi: Qortimi.

Shejkhu: Po, po, pse nuk e fik telefonin? Përveçse ka një zile muzikore, ai gjithashtu i shqetëson ata që janë duke u falur.

Shpërndaje: