Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrja e shtetësisë së kufarëve – El-Medkhali

Alameh Rabi bin Hadi El-Medkhali
Silsilatu Xhelesat Ramadhan (20/9-1426)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të jetuar në një vend kufri për të shpëtuar nga padrejtësitë në disa vende muslimane? Dhe cili është gjykimi për të marrë shtetësinë e një vendi të kufrit?

Përgjigje: Unë e di se 90% e atyre që udhëtojnë për në Evropë dhe SHBA nuk e bëjnë këtë për shkak të problemeve me qeveritë. Edhe nëse dikush ka probleme me qeverinë, ai duhet të vazhdojë të qëndrojë. Kur imam Ahmed bin Hanbeli u torturua, a iku tek kufarët? A ikën në vendet e kufrit ai apo ndonjë tjetër si Ibn Tejmijeh i cili u bezdis dhe u burgos?

Ai duhet të durojë dhe të jetojë në vendin e tij edhe nëse është në burg. Kjo është më mirë sesa të udhëtojë drejt Evropës apo SHBA-së. Ata kanë plane për të integruar muslimanët në shoqëritë e tyre, për t’i konvertuar në nasara (të krishterë), si dhe për t’i bërë ateistë dhe heretikë. Këto plane janë të vjetra dhe po zbatohen sot. Shumë thirrës dhe dijetarë të këqij përpiqen të integrojnë muslimanët në shoqëritë evropiane. Pse duhet të shkosh në ato vende? Pse nuk duron kur ke shqetësime nga qeveria? Duro. Kjo është më mirë për ty.

Shumë udhëtojnë pa pasur asnjë problem me qeverinë. Ata thjesht dëshirojnë të hanë, të pinë dhe t’u shërbejnë jehudëve dhe nasarave (të krishterëve) në vendet e tyre. Me këtë ata poshtërojnë veten dhe Islamin. Allahu -tebarak ue te ala- ka premtuar se do ta furnizojë atë:

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje nga çdo vështirësi dhe do t’i jep risk prej nga nuk e pret.”  Et-Talak, 65:2-3

Ti vetëm duhet t’i frikësohesh Allahut -azze ue xhel- dhe Ai do të të furnizojë në mënyra që ti nuk mund t’i parashikosh. Askush nuk vdes pa e përjetuar atë që është caktuar për të. Shejtani ua zbukuron atyre udhëtimin në Perëndim që të jetojnë si kafshë të degraduar dhe të poshtëruar. Përveç kësaj ai dhe familja e tij ekspozohen ndaj sprovave dhe rreziqeve. Ku do të shkojë fëmija yt kur të mbushë 6 vjeç? Ai do të studiojë në shkollat e jehudëve, ateistëve, sekularistëve dhe nasarave (të krishterëve). Aty do t’u mësohet feja e tyre dhe ata nuk do të jenë në gjendje të bëjnë dallimin mes së drejtës dhe së kotës.

Sa i përket marrjes së shtetësisë së një vendi të kufrit në vend të shtetësisë së një vendi musliman, disa dijetarë kanë bërë tekfir për këtë çështje. Askush nuk merr shtetësi pa iu nënshtruar ligjeve të atij vendi dhe ai do dhe urren për to. Ai ndoshta përgatitet për luftë. Nëse ushtria Islame sulmon vendin e kufrit, ai do të rezistojë sepse është bërë ushtar i armiqve të Allahut. Ai është i përgatitur për këtë. Madje ata mund ta dërgojnë atë në vendet muslimane për të luftuar kundër tyre. Kjo ndodhi në Afganistan ku ata dërguan trupa muslimane për të luftuar kundër Afganistanit. Disa dijetarë të këqij dhanë fetva se ishte e lejueshme të luftohej kundër muslimanëve me qëllim që të ruhej shtetësia dhe besnikëria ndaj SHBA-së. Kjo ishte fetvaja e Kardavit. Ai fitoi një status të madh tek muslimanët me fetva të tilla. Sa fetva të prishura ka dhënë ai.

Për momentin, Perëndimi po punon intensivisht për të përmbushur këto qëllime. Ata synojnë të integrojnë muslimanët në shoqëritë perëndimore. Si mund të shkosh në një gjendje të tillë? Muslimanët duhet të emigrojnë në vendet e tyre kur dëgjojnë sesi ata përpiqen t’i integrojnë dhe t’i financojnë në shoqëritë perëndimore.

 

 

 

Shpërndaje: