Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rabi el-Medkhali në lidhje me marrjen e nënshtetësisë në shtetin joislam

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Silsilatu Xhelasat Ramadhan (20/9-1426)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të jetuar në një vend kufri për ti shpëtuar padrejtësive në disa vende muslimane, si dhe gjykimi për të marrë nënshtetësinë e një vendi të kufrit?

Përgjigje: Unë e di se 90% e atyre që udhëtojnë për në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara nuk e bëjmë këtë për shkak të problemeve me qeveritë. Edhe nëse ai ka probleme me qeveritë ai duhet të vazhdojë. A iku Ahmed bin Hanbeli tek kufarët kur ai u tortura? A iku Ahmed bin Hanbeli ose dikush tjetër si Ibn Tejmijeh i cili u bezdis dhe u burgos për në vendin e kufrit? Ai duhet të durojë dhe të jetojë në vendin e tij edhe nëse është në burg. Kjo është më mirë se sa ai të udhëton për në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Ata kanë plane për integruar muslimanët në shoqëritë e tyre, konvertimin e tyre në nasara (të krishterë) dhe ti bëjnë ata ateistë dhe heretikë. Këto plane janë të vjetra. Ato po implementohen tani. Shumë thirrës të këqij dhe dijetarët të këqij luftojnë për ti integruar muslimanët në shoqëritë evropiane. Pse duhet të shkosh në ato shtete? Pse nuk duron nëse ti shqetësohesh nga qeveria? Duro. Kjo është më mirë për ty.

Shumë udhëtojnë pa pas ndonjë problem me qeverinë. Ata vetëm duan të hanë, pinë dhe ti shërbejnë jehudëve dhe nasarave (të krishterëve) në vendet e tyre. Ata e poshtërojnë veten dhe Islamin. Allahu (tabarak ue te ala) ka premtuar se do ta furnizojë atë:

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i jep risk prej nga nuk e pret.”  65:2-3

Ti vetëm duhet ti frikësohesh Allahut (Azze ue Xhel) kështu që Ai të furnizon ty në mënyra që ti nuk mund ti parashikosh. Askush nuk vdes derisa ai të ketë përjetuar atë që ka qenë e vendosur për të. Shejtani ua zbukuron atyre që të udhëtojnë në perëndim në mënyrë që ata të mund të jetojnë si kafshët, të degraduar dhe të poshtëruar. Përveç kësaj, ekspozohet ai dhe familja e tij ndaj sprovave dhe rreziqeve. Ku do të studiojë fëmija juaj kur të ketë mbushur gjashtë vjeç? Ata do të studiojnë në shkollat e jehudëve, të ateistëve, sekularistave dhe të nasarave (të krishterëve). Ata ua mësojnë atyre fenë e tyre dhe ata nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis njërës dhe tjetrës.

Sa i përket nënshtetësisë së një vendi të kufrit në vend të nënshtetësisë të një vendi musliman, kështu që disa dijetarë kanë bërë tekfir për këtë. Askush nuk merr nënshtetësinë pa iu nënshtruar ligjeve dhe do dhe urren për to. Ai ndoshta përgatitet për luftë. Nëse ushtria Islame sulmon vendin e kufrit ai reziston, sepse ai është bërë ushtar i armiqve të Allahut. Ai është i përgatitur. Ata madje mund ta dërgojnë atë në vendet muslimane që të luftojnë kundër tyre. Kjo ndodhi në Afganistan. Ata dërguan trupa muslimane në luftë kundër Afganistanit. Disa nga dijetarët e këqij u dhanë fetva se është e lejuar për të luftuar kundër muslimanëve për të mbajtur shtetësinë e tyre dhe besnikërinë e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara. Kjo është fetvaja e Kardavit. Ai fiton një status të madh tek muslimanët me fetva të tilla. Sa fetva të prishura, që ai nuk i ka!

Për momentin perëndimi punon shumë për të përmbushur këto qëllime. Ata duan të integrojnë muslimanët në shoqëritë perëndimore. Si do të shkosh në atë gjendje? Muslimanët duhet të emigrojnë në vendet e tyre kur ata dëgjojnë se si ata duan ti integrojnë ata dhe ti financojnë ata në shoqërinë perëndimore.

Shpërndaje: