Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për Rafidat të cilët jetojnë në këtë shtet (A. Saudite), a janë ata myslimanë apo kufarë duke pasur parasysh se ata mësojnë akiden e pastën nëpër shkolla?”
Përgjigje: ”Nëse e kanë atë bindje (akiden e pastër), atëherë janë myslimanë. E nëse vetëm e mësojnë dhe nuk e kanë bindje, atëherë kjo nuk u ndihmon atyre asgjë. Dituria nuk ka vlerë, përveç nëse shoqërohet edhe me vepër. Dhe kjo nuk është e veçantë vetëm për Rafidat.
Çdokush që ka dituri dhe nuk punon sipas saj, kjo nuk i bën dobi asgjë dhe në Ditën e Kiametit do të jetë argument kundër tij.
Argumentet, atyre u kanë arritur me mësimin e akides së pastër dhe nuk kanë arsye përpara Allahut. Disa thonë se, prej tyre ka njerëz të thjeshtë e injorantë të cilët nuk kanë përgjegjësi apo se ata justifikohen. Vëlla, atyre u mësohet Teuhidi dhe shkollat janë të përhapura edhe në mesin e tyre. Ata gjithashtu, mësojnë së bashku me Ehlus-Sunnetin.
E si mund të themi për ta se janë injorantë. Kurrsesi nuk janë të tillë sepse ata kanë mësuar. Edhe baballarëve të tyre u arrin dija e drejtë nëpërmjet fëmijëve të tyre. Kështu që, atyre u kanë arritur argumentet.”